Provoje edhe pa llogari
Vendos pikën e nisjes dhe destinacionin në hartë. Aplikacioni llogarit itinerarin dhe çmimin; llogaria kërkohet kur vendos të kërkosh taksi.
Çmimi lidhet me itinerarin që konfirmon. Nëse shton ndalesa ose ndryshon rrugën e porositur, kontrollo çmimin e përditësuar.
Nga Blloku, qendra apo lagjja jote
Zgjidh pikën e marrjes te vendi ku je realisht. Në një rrugë me trafik, te një pallat me disa hyrje apo afër zonës këmbësore, pini mund të jetë më i dobishëm se emri i biznesit. Kontrollo anën e rrugës dhe prit në një pikë ku taksia mund të ndalojë.
Për kthimin nga puna, daljen në qytet ose një nisje drejt aeroportit, çmimin dhe rrugën i kontrollon para kërkesës. Për një rrugë drejt Rinasit, lexo edhe udhëzuesin e aeroportit dhe lër kohë për trafikun.
Njihu me shoferin që vjen
Pas pranimit të kërkesës sheh makinën, targën dhe shoferin e caktuar. Hipo pranon shoferë me dokumentet e kërkuara të kontrolluara nga ekipi.
Ndjekja në hartë përdor përditësimet e vendndodhjes. Lidhja me internetin dhe GPS-i ndikojnë në freskinë e tyre.
Ndaje udhëtimin me dikë që të pret
Nga udhëtimi aktiv mund të krijosh një link ndjekjeje. Personi që e merr e hap në shfletues, pa llogari dhe pa instaluar Hipo.
Linkun ndaje vetëm me personat që dëshiron të shohin udhëtimin tënd.