HipoSHQIPËRI

PËR TAKSISTËT E LICENCUAR

Ti njeh qytetin.Le të lidhemi me klientët.

Je taksist i licencuar? Regjistrohu në Hipo me profilin dhe makinën tënde. Pas miratimit mund të dalësh online dhe të marrësh kërkesa nga pasagjerët pranë.

Hipo është publik në Google Play dhe App Store. Udhëtimet varen nga shoferët e disponueshëm pranë nisjes dhe pranimi i kërkesës.

Përditësuar · Nga ekipi Hipo

Fillon me verifikimin

Plotëso emrin, kontaktin dhe të dhënat reale të makinës. Dëshmia e taksistit është dokumenti i kërkuar për verifikimin e punës; dy dokumentet e tjera të formularit janë opsionale. Dokumentet e detyrueshme duhet të jenë të vlefshme dhe të miratuara.

Ekipi mund të të ndihmojë me regjistrimin dhe ngarkimin e dokumenteve. Regjistrimi nuk është miratim automatik; prit kontrollin përpara se të marrësh kërkesa.

Turni në dorën tënde

Kalo online kur je gati të marrësh kërkesa dhe offline kur përfundon. Kontrollo kërkesën në aplikacion përpara pranimit.

Për njoftimet dhe përditësimin e vendndodhjes në sfond, lejo lejet që të kërkon Hipo dhe kontrollo kufizimet e baterisë në telefon.

Komisioni dhe fitimet, të dukshme

Kushtet dhe niveli përkatës i komisionit duhen kontrolluar në profilin tënd dhe në informacionin e platformës. Përfitimet nga brandimi i makinës varen nga verifikimi dhe miratimi i ekipit.

Bonusi i mirëseardhjes për klientin financohet nga pjesa e Hipo-s. Nuk është ulje shtesë që duhet ta mbulosh nga pjesa jote e udhëtimit.

Disa përgjigje që të duhen.

A mund të aplikoj nga çdo qytet i Shqipërisë?

Po. Shëno qytetin ku punon, të dhënat reale të makinës dhe dëshminë e vlefshme të taksistit. Marrja e kërkesave varet nga miratimi, gjendja online, vendndodhja dhe kërkesa e pasagjerëve pranë.

A garanton Hipo një numër udhëtimesh?

Jo. Kërkesat varen nga klientët, vendndodhja, orari dhe disponueshmëria. Aplikimi ose miratimi nuk është garanci për një numër porosish apo fitimesh.

HIPO · GET A RIDE

Taksia jote e radhës nis këtu.

Për iPhone dhe Android. Në shqip dhe anglisht.